Prokuroria Themelore në Pejë ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim tre të rinjve nga Bosnje e Hercegovina.
Tre të rinjtë dyshohet se para tre ditësh në Manastirin e Deçanit kanë shkruar në tabela të një veture “Kosova është Serbi”.
Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte njoftuar se vetura është hasur gjatë një feste ortodokse në Manastirin e Deçanit.