LifeStyle

Fjolla Morina e vendosur: Do të kemi dasmë vitin e ardhshëm!

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, artistja Fjolla Morina ka folur si rrallëherë për jetën e saj private dhe për partnerin e saj. Ajo tregon se ka nisur një romancë me një biznesmen shqiptar që jeton në Dubai.

Mes të tjerash, artistja u shpreh se do të martohet vitin e ardhshëm, në prill. “Po është biznismen. Nuk jeton këtu por në Dubai. Shqiptar por me biznese në Dubai”, tha ajo.

Një martesë shumë shpejt. Vitin tjetër e kemi lënë për ditëlindje. Në Prill. Më 15 prill. Ishalla nuk i bi pishman. Jemi në bisedime. Ky djali po më do shumë, por nuk i dihet. Jam shumë e lumtur”.