LifeStyle

Fuqia e rutinës: Pse ka rëndësi ajo që bëni çdo ditë

Fjala “rutinë” mund të sjellë në mendje terma si “gjëra të zakonshme” apo “gjëra tëpërditshmërisë”. Gjatë ndërprerjes që solli pandemia në jetën e përditshme, rutinat mund të jenë përjetuar si të mërzitshme dhe kufizuese.

Por si një terapiste profesioniste dhe studiuese e ndikimit të aktivitetit dhe pjesëmarrjes tekshëndeti mendor, unë e di se rutinat mund të jenë mjete të fuqishme ndihme. Ato mund të mbështesin funksionin konjitiv të njeriut, të forcojnë shëndetin mendor, dhe të ofrojnë aktivitete kuptimplota dhe mundësi për socializim me të tjerët.

Rutinat mbështesin funksionin konjitiv

Së pari, pasja e një rutinë të përditshme dhe e zakoneve të rregullta, e forcon funksionin konjitiv, dhe madje mund t’i nxitë njerëzit të jenë më kreativë. Studimet kanë zbuluar se proceset e rregullta të punës, u japin mundësi punëtorëve të shpenzojnë më pak energji njohëse në detyrat e përsëritura, dhe ta përdorin fokusin dhe kreativitetin e tyre për detyra më komplekse.

Një rishikim i ritualeve të përditshme të artistëve me famë, zbuloi se shumë prej tyre kanë rutina të mirë–përcaktuara në punën e tyre, që mund të mbështesin krijimtarinë e tyre, në vend se ta kufizojnë atë.

Një studim mbi kujtesën, tregon se rutinat dhe zakonet e rregullta, mund t’i ndihmojnë të moshuarit të funksionojnë më mirë në mjediset e tyre shtëpiake. Nëse pirja e ilaçeve në të njëjtën orë, apo vendosja e çelësave në vendin e tyre është pjesë e një rutine të përditshme, më pak energji do të shpenzohet duke kërkuar për objektet e humbura, apo duke u shqetësuar për ruajtjen e shëndetit, duke pasur më tepër kohë për gjëra të tjera që njerëzit duan të bëjnë në ditën e tyre.

Rutinat e forcojnë shëndetin mendor

Rutinat e rregullta mund t’i ndihmojnë njerëzit të ndihen sikur kanë kontroll mbi jetën e tyre të përditshme, dhe se ata mund të ndërmarrin hapa pozitivë në menaxhimin e shëndetit të tyre. Për shembull, gjetja e kohës për stërvitje fizike brenda rutinave të ditës, mund të ndihmojë në përmbushjen e niveleve të rekomanduara të aktivitetit ditor.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani, pasi studimet po tregojnë se njerëzit që i reduktuan nivelet e aktivitetit të tyre gjatë pandemisë, mund të përjetojnë efekte shëndetësore negative të qëndrueshme. Mënyra të tjera, përmes së cilës rutinat mund të mbështesin shëndetin e njerëzve, përfshijnë përgatitjen e rregullt të vakteve ushqimore dhe një gjumë të mjaftueshëm. Aktivitete që duken në pamje të parë të thjeshta, por mund të japin përfitime për një plakje të shëndetshme.

Rutinat i japin kuptim jetës

Studimet e ndryshme, tregojnë se një aktivitet që promovon shëndetin fizik, si për shembullecja mund të ofrojë shanse për ta shijuar natyrën, për të eksploruar vende të reja, dhe për t’u shoqëruar me të tjerët. Pjesëmarrja e rregullt në aktivitete kuptimplota dhe tërheqëse, mund të kontribuojë pozitivisht në shëndetin tuaj mendor.

Disa hapa të vogla se si të ndërtoni rutina të reja

Nëse mendoni se rutinat tuaja të përditshme mund të jenë akoma më efektive për shëndetin, atëherë merrni në konsideratë disa hapa të vegjël. Së pari, përdorni një aplikacion ditor apo smartfon për të organizuar aktivitetet tuaja, dhe për të krijuar një skedë të gjërave që dëshironi të bëni gjatë ditëve të javës.

Pastaj zgjidhni një kohë fikse për t’u zgjuar dhe fjetur gjumë, dhe përpiquni t’i përmbaheni asaj në shumicën e ditëve të javës. Bëjeni aktivitetin fizik të menaxhueshëm, me shëtitjet nëpër lagje apo shëtitjet me biçikletë disa herë në javë.

Filloni një hobi të ri ose ri-angazhohuni në hobi të dikurshëm, si për shembull luani sporte ose lojëra të caktuara, realizoni vepra artistike apo artizanale, dhe mësoni të luani në një instrument apo të këndoni.

Dhe së fundmi, kini parasysh të angazhoheni në aktivitete kuptimplota, që mund të shfaqen sërish në komunitetin tuaj pas pandemisë, si një klub lexuesish në bibliotekë, apo një grup social që është i pasionuar pas ecjes në natyrë.