
Qyteti i Vlorës ishte kryeqendra e festës së pavarësisë së Shqipërisë. Për të festuar, aty pati qytetarë nga gjitha trevat shqiptare.
Inatet i lanë dhe u bënë bashkë për 28 nëntor.
Kryeministri Kurti bashkë me homologun e tij Rama dhe Presidentin Begaj në Vlorë hapen festimet për ditën e pavarësisë.
Festës në Vlorë, iu bashkuan qytetarë të shumtë që dolën rrugëve të qytetit.
Në këtë festë, u tregua që mes shqiptarëve nuk ka vend për dallime fetare.
Në mesin e vlonjatëve, pati edhe të atillë që ngjanin në pamje me Ismail Qemailin.
Simbol i kësaj ditë të shënuar, ishin fëmijët me veshje kombëtare.
Për të festuar në Vlorë, pati edhe kosovarë që kishin histori me komandantin, Adem Jashari.
“Ndërrimi i viteve 91-92, atë natë kanë ardhë çeta e Adem Jasharit me shokë, në familjen tonë, gjegjësisht në shtëpinë tonë, dhe u strehua aty për disa javë“, ka dekleruar qytetari nga Kosova, Imri Shala.
Në mënyrë të organizuar, për nder të kësaj feste erdhën edhe nga Maqedonia e Veriut.