ShowBizzz

Yll Limani me koncert për fundvit, shiten të gjitha biletat për një ditë

Një prej artistëve më të njohur aktualisht në skenën muzikore shqiptare, Yll Limani, do të mbajë koncert në fundvit në Prishtinë. E janë dashur vetëm 24 orë që të shiten të gjitha biletat.

Siç thuhet në komunikatën nga menaxhmenti, për Yll Limanin ky koncert është realizim i ëndrrës së kamotshme.

“Është një natë që e kam pritur me padurim. Muzika ime ka kuptim vetëm kur ndërlidhet me emocionet e njerëzve që e ndajnë këtë dashuri me mua”, ka thënë ai.

Sipas organizatorëve, e gjithë performanca do të jetë 100 për qind live e shoqëruar me bend të plotë.

E të premten, është njoftuar se për koncertin e planifikuar për 27 dhjetor në sallën AMC janë shitur 3 mijë bileta për 24 orë.