Lajme

Tetë persona të arrestuar për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tetë persona janë arrestuar lidhur me shpërthimin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai përmes një konference për media ka bërë të ditur se janë kontrolluar gjithsej tetë lokacione.

“Kontrolli i realizuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë, AKI-në kanë rezultuar me konfiskimin e një arsenali të armëve dhe municionit e pajisjeve të ndryshme, përfshirë emblema e qindra uniforma, të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante për bandat kriminale”, tha ai./teve1.info/