ShowBizzz

Mes Afrona Dikës, Bebit dhe Teutës, ja me kë do donte të rikthehej Blero

Në një intervistë të fundit, këngëtari Blero foli për tre marrëdhëniet e tij më të njohura: me Teuta Krasniqin, Afrona Dikën dhe partneren e fundit, të njohur si “Bebi”.

Kur u pyet se cilën prej tyre do të zgjidhte për një rikthim, përgjigjja e tij ishte e sinqertë dhe e qartë: Teuta Krasniqin.

Blero tha se marrëdhënia me Teutën ishte unike dhe e veçantë, duke theksuar faktin se ata ndajnë një vajzë së bashku.

“Absolutisht do të ishte Teuta. Kjo për shkak të vajzës dhe gjithashtu për shkak të personit që ajo është,” tha Blero.



lokimagazine