Lajme

Intervistimi i Nagip Krasniqit, deklarohen nga Prokuroria

Prokuroria Speciale është deklaruar lidhur me arsyen e intervistimit të ish -Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi.

Lidhur me këtë rast ka folur zëdhënsja e Prokuororisë, Liridona Kozmaqi.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë ajo.

Ndryshe, për arsyen e intervistimit të Krasniqit më herët foli edhe avokati i Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga.

Avokati ka thënë se kjo nuk është çështje e re, por është intervista e dytë në lidhje me hetimet që janë duke u bërë për riparimin e Bllokut A5 që kanë filluar në janar të vitit 2023./Indeksonline