Lajme

20 fishekë arme gjenden në valixhen e një personi në Aeroportin e Prishtinës

20 copë fishekë të armës së zjarrit janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në valixhen e një personi në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas raportit policor, ne konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësiti policor gjatë kontrollit, në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjete dhe sekuestruar 20 copë fishekë të armës së zjarrit. Në konsultim me prokuronin është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/