
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë- Pejë, tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit” në fshatin Korroticë e Epërme
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë
“Rreth ores 15:00 ne rrugen nacionale Prishtinë – Pejë, fsh. Korroticë e lart, te Kroi i Mbretit është shkaktuar një aksident trafiku ne mes tri automjeteve; dy vetura dhe një kamionetë,. Si pasojë e këtij aksidenti, sipas informatave fillestare raportohet se tre persona kanë kerkuar ndihmë mjeksore . Patrullat policore dhe ekipi i hetimeve janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin, si dhe per te hetuar shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha./teve1.info/