Lajme

Nga OVL thonë se do të kërkojnë nga Kuvendi zhbërjen e Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës, ka thënë se arrestimet e Gjykatës Speciale janë të padrejta dhe se kjo gjykatë është e njëanshme.

Emin Lati nga kjo organizatë ka thënë se do të kërkojnë nga legjislatura e re zhbërjen e Gjykatës Speciale, duke mos përjashtuar edhe arrestime të reja.

“Ka mundësi qe me pas arrestime tjera për me tentu me njollosë vlerën e luftës. Kena me bë kërkesë me shkrim legjislaturës së re që mu zhbë kjo gjykatë, se nuk është në rregull. Edhe Trump ka thënë se kjo gjykatë nuk është në rregull dhe besojmë që deklarata e Trump se duhet mu hetu kjo gjykatë do të ndodhë”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun si dhe ka bastisur shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi.