ShowBizzz

Aksidentohet në Dibër ish banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj!

 Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, pasi në aksin rrugor Peshkopi – Melan, shtetasja L.D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, teksa drejtonte një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, ajo ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Sipas burimeve gjendja shëndetësore paraqitet stabël, dhe do të vijoj të qëndrojë nën monitorimin e bluzave të bardha për të parë ecurinë nëse do duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, teksa nuk ka një reagim ende nga Ledjona apo familjarët e saj në rrjetet sociale.



bal