ShowBizzz

Pas postimit viral të partneres së tij, Olsi Bylyku shtrohet në spital: “Ma kanë shkurtuar jetën”

Aktori dhe humoristi Olsi Bylyku ka ndarë së fundmi një moment të vështirë shëndetësor me ndjekësit e tij në Instagram.

Ai ka publikuar një foto nga spitali, ku shfaqet duke marrë serum, dhe ka zbuluar se arsyeja pas kësaj gjendjeje është një problem i lidhur me bajamet.

Në postimin e tij, Olsi shkruan:

“Me 39 sot, po hajde se ka vend ke makina për serum… Këshillë, këto bajamet mos i nënvlerësoni se kanë nja 7 vjet që ma kanë shkurtuar jetën.”

Me këtë mesazh, aktori ka apeluar për kujdes ndaj shëndetit, duke theksuar se infeksionet e përsëritura të bajameve mund të shkaktojnë pasoja serioze në jetën e përditshme.



lokimagazine