ShowBizzz

Olsi Bylyku dhe partnerja e tij e re surprizojnë Sara Gjordenin (Foto)

Aktori Olsi Bylyku ka lënë të kuptohet për herë të parë lidhjen e tij me gazetaren Denada Lura, duke konfirmuar indirekt romancën që është përfolur shpesh në rrjet.

Edhe pse Olsi ka qenë gjithmonë diskret për jetën e tij private, një detaj i fundit ka vërtetuar dyshimet për marrëdhënien mes tyre.

Sara Gjordeni, përmes një postimi në Instagram, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj: një buqetë me lule dhe një kartolinë me urime të ngrohta, që ajo ka marrë pas lindjes së vajzës së saj, Nea. Në kartolinë shkruhej:

“Përqafime, Olsi Bylyku dhe Denada.”

Ky gjest ka hedhur dritë mbi lidhjen e dyshes, duke i bërë ata të duken më të bashkuar se kurrë.



lokimagazine