ShowBizzz

Kampioni i Formula Uno, baba për herë të parë me të dashurën 8 vjet më të madhe!

Kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen dhe e dashura e tij, Kelly Piquet, kanë njoftuar se do të bëhen prindër. Piloti i famshëm garave me makina dhe e dashura e tij janë çift që nga viti 2020.

Kampioni i Formula Uno, baba për herë të parë me të

Sot, ata njoftuan se familja e tyre po rritet. Ky do të jetë fëmija i parë për Max Verstappen, ndërsa e dashura e tij ka edhe një vajzë nga lidhja e mëparshme me pilotin rus Daniil Kvyat.
Max Verstappen është 27 vjeç, ndërsa e dashura e tij, 35 vjeç. “Mini Verstappen-Piquet në rrugë”, kanë shkruar Verstappen dhe Piquet në Instagram, pranë një fotoje të kampionit të Formula 1 me dorën e mbështetur në barkun e modeles braziliane. “Nuk mund të ishim më të lumtur për mrekullinë tonë të vogël”, shkruan çifti. Njoftimi vjen menjëherë pasi Verstappen u konfirmua edhe një herë si kampion bote në Formula 1, duke siguruar titullin pasi mundi kundërshtarin më të afërt Lando Norris në Las Vegas në nëntor.



bal