
14
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ka dalë të hënën para Gjykatës Speciale, për t’u përballur me aktakuzën e ngritur ndaj tij për ndikimin mbi dëshmitarët.Klija është deklaruar i pafajshëm.
“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Kilaj.Edhe ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, gjatë së hënës është deklaruar i pafajshëm në paraqitjen e parë të bërë më herët gjatë ditës.
Pjesë e aktakuzës janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.