Lajme

Hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen tre persona

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në të cilën gjendeshin tre të dyshuar shtetas të Serbisë në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, ata dyshohen se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te të njëjtit janë konstatuar se kanë pasur para në vlerë 23.150 euro dhe 3000 dinar.

Në raport bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT Rr. Stublinë – Doberqan , Gjilan / 09.12.2024-16:50. Policia ka ndaluar automjetin me targa (BG) , në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Republika e Kosovës. Gjatë kontrollit te të njëjtit është konstatuar – vërejtur se me vete kishin një shumë parash: 23.150€ dhe 3000 dinar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/