Lajme

Kurti priti në takim kryetaren e Johnstonit Dierenfeld, diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në takim kryetaren e qytetit të Johnston në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paula Dierenfeld.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti dhe Dierenfeld kanë diskutuar për marrëdhëniet mes Iowa-s dhe Kosovës, teksa thuhet se trajtuan mundësitë për thellim të bashkëpunimit në fusha si agrikultura, arsimi, mbrojtja dhe sporti.

“Kryeministri Kurti e njoftoi për zhvillimin ekonomik e progresin demokratik të vendit në katër vitet e fundit, duke veçuar dhe investimet e avancimet në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes”.

“Shtoi se Kosova është edhe shtëpi e organizimeve të rëndësishme sportive, gjersa po përgatitemi për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ndërkohë që në korrik të vitit të ardhshëm do mirëpresim Kampionatin Evropian në volejboll për grupmoshat U16 të vajzave së bashku me Shqipërinë”, thuhet në njoftim.