Lajme

Manxhuka: Lajmi për Besarta Jasharin është i pavërtetë

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka mohuar se Besarta Jashari do të jetë pjesë e listës së kësaj partie në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se ky lajm është bërë me qëllim që të krijohet pritshmëri te publiku dhe më pas të tentojnë që t‘i dëshpërojnë ata.

Tutje, duke iu referuar medias që ka publikuar lajmin, Manxhuka tha se nuk e respektojnë familjen Jashari.

“Lajmi për Besarta Jasharin është i pavërtetë. Ai lajm është be më qëllim të krijimit të pritshmërive në publik dhe pastaj të tentohet ta dëshpërojnë atë. Klanks, me certifikatë nga Serbia, nuk e respekton familjen dot familjen Jashari“, ka shkruar ai.

Lajmin për Besartën e kanë mohuar edhe familja Jashari.