Lajme

Abelard Tahiri mban sot konferencë për media para Kushtetueses

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri sot do të mbajë konferencë për media.

Konferenca është e thirrur nga ora 10:30 .

Ajo mbahet para Gjykatës Kushtetuese.

Ditë më parë, Tahiri bëri të ditur se 20 ligjet e miratuara mbrëmjen e 5 dhjetorit, do t’i kontestojnë në Kushtetuese.