Elly Schlein, shefja e opozitës në Itali, në një vizitë në Gjadër Lezhë, ka kritikuar Qeverinë Meloni për shpërdorim të parave të italianëve pasi qendrat e emigrantëve janë të zbrazëta.
“Gjadër, Shqipëri. Në qendrën e ndërtuar nga qeveria Meloni, që ka kushtuar më shumë se tetëqind milionë euro nga taksapaguesit italianë, tani plotësisht e zbrazët.
Shikoni me sytë tuaj, sepse dhemb.
Dhemb të mendosh se me këto para mund të ishin financuar 50 mijë vende të reja në çerdhe në Itali, ose 7 mijë mësues, ose 6 mijë infermierë për pesë vite.
Por jo, ky shpërdorim i burimeve të italianëve vazhdon”, thotë ajo.
/tiranapost