Lajme

Vetaksident në Prishtinë, lëndohet një person

Një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku mbrëmjen e së premtes në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se në këtë aksident është përfshirë një veturë, ku personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Mbrëmë rreth orës  23:20 kemi pranuar informatën se në  rrugën  e Shkupit në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./teve1.info/