Lajme

Djali e gjen babain e tij të vdekur në Mitrovicë

Një burrë është gjetur pa shenja jete të premten në Mitrovicë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Mitrovicë / 13.12.2024 – 08:25.  Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete babin e tij viktimën mashkull  kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/