Lajme

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Një person është arrestuar të shtunën në Matiqan të Prishtinës për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit policor të dyshuarit gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar 1.5 kilogramë marihuanë, dy armë zjarri më 19 copë fishekë, dy peshore dixhitale, 50 copë fishekë me gaz, si dhe 1 mijë e 695 euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin është duke u kërkuar edhe një person tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Dy armë zjarri ( revole) me 19 copë fishek, 1503.3 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 2 peshore digjitale, 50 copë fishekë me gas dhe 1695 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin është në kërkim policor edhe një i dyshuar mashkull kosovar”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë./teve1.info/