Lajme

Të mërkurën bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

Sipas njoftimit me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, njofton Ministria e Infrastrukturës.