Lajme

Nënshkrimi me prodhuesin turk, Maqedonci: Edhe një hap në rrugën që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë së kanë nënshkruam kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), për fabrikën e municioneve në Kosovë.

E këtë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka quajtur hap të rëndësishëm që Kosovën ta bëjmë më industri të Mbrojtjes.

“Edhe një hap i radhës, në rrugën tonë që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes. Për mbrojtjen e Kosovës dhe sigurinë e saj. Hap që rrit sigurinë tonë e kontribuon edhe në paqen rajonale e më gjerë! Vazhdojmë me punë të mbara”, ka shkruar ai.