Lajme

Arrestohet një burrë në Obiliq, iu gjetë një pistoletë dhe thikë

Një burrë është arrestuar të hënën në Obiliq, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një thikë.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Obiliq / 16.12.2024 – 23:31. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/