
17
Fabrika e mishit “Apetit” në Milloshevë ka marrë flakë.
Raportohet se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit.
Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës bën të ditur se informatën e kanë marrë në ora 05:30 dhe se në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin.
Tutje ajo thekson se nga rasti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.