ShowBizzz

Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milionë shikime të Parashqevi Simakut?!

Prej më shumë se 9 vitesh, kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut ka ekzistuar në kanalin “YouTube” në një kanal jozyrtar, me plot gati 6 milionë shikime.

Pas situatës së bujshme të Parashqevi Simakut, këngës i janë shtuar mbi 200 mijë klikime dhe më pas këtij interesi të madh, ‘çuditërisht’ kënga u fshi nga kanali i YouTube.

Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milionë shikime

Pas kësaj vetëm një ditë më parë kënga është rihedhur nga kanali zyrtar i Pirro Çakos, i cili është kompozitori i kësaj kënge me tekst të poetit të ndjerë Agim Doçi.

Pra, të drejtat e këngës duket se tashmë po i menaxhon kompania “FOLÉ” dhe nuk dihet nëse vetë Parashqevi Simaku do të fitojë nga të ardhurat që do të merren nga klikimet e këngës..

 



bal