Bota

Një fëmijë humb jetën dhe 8 plagosen pas një sulmi me thikë në shkollën në Zagreb

Një fëmijë është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë fillore në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Autori i sulmit, 19-vjeçar, i cili besohet të jetë një ish-nxënës, hyri në një klasë në Shkollën Fillore Prečko herët në mëngjesin e së premtes dhe sulmoi mësuesen dhe disa fëmijë me thikë.

Sipas Associated Press, fëmija që humbi jetën ishte një vajzë 7-vjeçare.

Mësuesja ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike, tha Spitali Sveti Duh. “Atentatori është arrestuar. Personat e plagosur po marrin trajtim mjekësor,” tha policia e Zagrebit.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost