Lajme

Gazetarja e Tëvë1, Jetmira Lushi fiton çmimin për kronikën më të mirë për drejtësi tranzicionale

Gazetarja e Tëvë1 Jetmira Lushi mori çmimin për kronikën më të mirë për drejtësi tranzicionale në kuadër të programit “Peace Broadcasters” organizuar nga RYCO dhe Deutsche Welle.

Në storien “25 vjet në pritje të drejtësisë/ Të mbijetuarit nga Masakra e Qyshkut të pakënaqur me dënimet ndaj grupit ‘Çakallët’”, Lushi ka trajtuar rrëfime të të mbijetuarve të kësaj masakre duke vënë në pah zhgënjimin e tyre ndaj dënimeve të ulëta nga Gjykata e Beogradit për grupin “Çakallët”./teve1.info/