Një sulm terrorist ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gjermani.
Drejtuesi i një automjeti përplasi një turmë të madhe njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermaninë qendrore, sulm ku mbetën 2 të vdekur dhe më shumë se 60 të plagosur.
Autori i sulmit ishte një mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite me vendbanim në Gjermani prej 20 vitesh. Arsyeja për sulmit mbetet e paqartë, por autori është arrestuar dhe do dëshmojë.
Një nga viktimat ishte fëmijë i vogël.
Një burim nga Arabia Saudite tha për Reuters se mbretëria kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin, pasi kishte postuar pikëpamje ekstremiste në llogarinë e tij personale X. Burimi e identifikoi të dyshuarin si Taleb Abdul Jawad.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, pritet të vizitojë vendin e ngjarjes sot me ministren e Brendshme Nancy Faeser.
/tiranapost