ShowBizzz

Intervistë/ Victoria Beckham: aromë gruaje!

Ajo provon vetë gjithçka që krijon dhe e transformon të kaluarën e saj në aroma, duke i bërë kujtimet të rezonojnë. Victoria Beckham zbulon dy fuqitë e saj: të dish të zgjedhësh një ekip fitues dhe të duash punën që bën. Gjithçka mbi perandorinë e saj të kozmetikës, si dhe raportet me ndjekësit në rrjetet sociale…

Ajo hyri shumë shpejt në pokerin e mbretëreshave të bukurisë, ku përfshiheshin fenomene globale, si Charlotti Tilbury, Pat McGrath dhe Gëyneth Paltroë. E njësoj si ato, madje edhe më fort, ajo arriti të krijojë një perandori biznesi, një imazh të fortë dhe të vlerësuar, duke fituar vendin mes markave luksoze. Nga vajza e një prej grupeve ikonike muzikore, Victoria Beckham u kthye shumë shpejt në një figurë e cila u lidh në mënyrë të dukshme më shumë me botën e modës dhe produkteve kozmetike, sesa me jetën e dikurshme artistike. Por, momenti kur Victoria vendosi të zgjerojë kryesisht linjën e sektorit të makeup-it dhe kujdesit të lëkurës ishte në vitin 2019. Gjithçka nisi më shumë për të plotësuar portofolin e shërbimeve të markës me emrin e saj, por brenda pak kohësh, produktet e saj pushtuan tregun. Tashmë ajo e thotë me krenari, edhe në rrjetin e saj social në Instagram – se një eyeliner i saj Satin Kajal shitet çdo 30 sekonda. Tani Victoria Beckham është e një personazh që zë vend edhe me një serial dokumentar të Netflix, ku vetë ajo është protagoniste, ku edhe tregon hapat që e çuan drejt suksesit. Kjo ndoshta erdhi si një përgjigje ndaj publikimit të biografisë së paautorizuar “The House of Beckham: Money, Sex and Power”, që mban autorësinë e Tom Bower. Sot ka nën emrin e saj, jo vetëm produkte kozmetike, por edhe parfume, si “Portofino ’97”, një përzierje intensive mes qelibarit, temjanit dhe notave detare. “Gjithmonë i kam përdorur aromat e parfumeve për të kujtuar momente të rëndësishme në jetën time, për ta lënë veten të transportohem në të kaluarën, në një kohë dhe vend të caktuar. Për shkak të kësaj, së bashku me Jérôme, rikrijuam një nga historitë më emocionuese të jetës reale. Ky është një proces shumë i ndryshëm nga projektimi i një koleksion mode”, pohon stilistja dhe ish-Posh i “Spice Girls”.

Intervistë/ Victoria Beckham: aromë gruaje!

Çfarë do të thotë për ju parfumi i fundit “21:50 Rêverie”?

David dhe unë bëmë një udhëtim të jashtëzakonshëm në Java, një ishull në Indonezi, më shumë se njëzet vjet më parë. Aty ai organizoi një darkë romantike surprizë, nën dritën e qirinjve dhe në ajër të hapur, në një vend që të linte pa frymë, ishte një ëndërr me diell. Nuk do ta harroj kurrë aromën e vaniljes, që lëshonin fushat e orizit si dhe aromën e veçantë të tokës që përhapej në ajër. Doja ta mbushja atë ndjenjë dhe gjithçka që nisi atë natë, vendosa ta krijoja si parfum. Kështu lindi “21:50 Rêverie”, me bazë vaniljen, kokrrat dehëse tonka, të cilave ju shtua edhe një notë prej druri kedri.

Pse ka gjithmonë një histori për produktet tuaja në rrjetet sociale?

Mendoj se të tregosh drejtpërdrejt se si të aplikosh grimin çdo ditë, është një mënyrë mjaft e mirë për të fituar autoritet dhe besueshmëri tek ata që të ndjekin. Unë nuk jam një grimere profesioniste, por kam patur fatin të ulem disa herë para tyre dhe kam mësuar kaq shumë. Mediat sociale bëjnë të mundur edhe anën tjetër, pra sugjerimet, pasi shoh sesi unë dalëngadalë përmirësoj teknikat e mia, po ashtu trendet apo teknikat. Ndoshta nuk do ta besoni, por kur regjistroj një video në Instagram, është e vërtetë që jam atje vetëm unë me kamerën dhe trekëmbëshi, por nga ana tjetër, kjo është po aq e vërtetë që nuk jam krejt vetëm, pasi kam mundësi të lidhem me një numër të madh njerëzish, të cilëve jo thjesht u tregoj produktet e mia, por edhe dëgjoj prej tyre se si i përdorin ato. Më pëlqen të takohem me audiencën time.

Pra, ju i provoni vetë produktet para se të dalin në treg?

Nëse shikoni në çantën time, do të shihni se ajo është plot me mostra laboratorike të kozmetikës që unë hedh në treg për sezonin e ardhshëm, pra vitin 2025, madje kam edhe disa teste për vitin 2026. Së pari, dua t’i provoj vetë të gjitha, të ndihem e sigurt se çfarë po bëj. Nga këto takime virtuale, por edhe ato me njerëz të tjerë, lind gjithmonë diçka e re, sepse ndjej se diçka ka munguar, ndaj kur dikush me jep një mendim, kjo vlen për mua që të përmirësohem në mënyrë të vazhdueshme. E ku më mirë se blerësit, mund të marrësh një mendim të sinqertë, se çfarë duan ata në të vërtetë. Ndaj bashkë me grupin tim, nisim e punojmë disa versione derisa të arrijmë në formulën përfundimtare, madje edhe në paketimin perfekt. Për shembull, e kam testuar FeatherFix Liquid Lifting Brow Gel, ndërsa isha duke bërë prova për Javën e Modës në Paris, duke i veshur dhe zhveshur pulovrat, kuptova sesa produkti ishte jetëgjatë, a linte gjurmë apo jo. Në fund, pasi pashë të gjitha, u binda që ky xhel ishte i mrekullueshëm pasi ishte rezistent ndaj pulovrave.

Intervistë/ Victoria Beckham: aromë gruaje!

A keni një produkt të preferuar, përveç vijëzuesit të buzëve N°2?

Po, kam një laps tjetër për vetullat, quhet Babyblade, me nuancë kafe. Doja një laps që të kishte një majë të hollë për të fiksuar qimet e vetullave, në mënyrë që të kisha një pamje të rregullt, por edhe natyrale. Vetullat kanë një aftësi të fuqishme për t’i dhënë fytyrës shumë pushtet, ndaj edhe në punojmë që të përmirësohemi gjithnjë në këtë aspekt, duke sjellë produkte të cilat na ndihmojnë të dukemi sa më bukur. Dhe ky laps, ka aftësinë, që nëse i fikson një herë me të, përveçse janë të pagabueshme, zgjat për të gjithë ditën.

Si e transformuat talentin në pushtet, cili është mentaliteti juaj për të qenë fituese?

Të zgjedhësh të bësh punën që pëlqen më shumë. Për mua ishte moda dhe produktet kozmetike. Unë zgjedh ekipin më të mirë të mundshëm, për të arritur qëllimet e mia. Gjithmonë jam e rrethuar nga njerëz krijues nga të cilët mund të mësoj. Ne punojmë shumë për gjithçka, ne kujdesemi që të kurojmë edhe detajet më të vogla, sepse në këtë mënyrë, garantojmë që produktet tona kozmetike të jenë të përsosura.

A ndiheni një grua e fuqishme?

Besoj se po, sepse moda dhe bukuria kanë një fuqi shumë të madhe. Veshjet që unë dizenjoj dhe produktet e bukurisë që unë krijoj, na bëjnë versionin më të mirë të vetes. Sigurisht, jo për të na transformuar, por për të na fuqizuar, për të na bërë më të pushtetshme.

Çfarë pëlqejnë më shumë njerëzit te ju?

Nuk e di, por nëse pyet miqtë e mi, ndoshta ata do të thoshin se pëlqejnë më shumë sensin tim delikat të humorit.

 



bal