Lajme

Rrokulliset vetura në Sllatinë, lëndohet shoferi

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, saktësisht në Sllatinë të Madhe.

Lexuesit e Tëvë1 kanë dërguar pamje nga të cilat shihet se vetura është rrokullisur e me ç’rast shoferi është lënduar e është dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha për teve1.info se njësitë relevante policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rrethanat.

“Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e policisë është duke trajtuar rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e procedurave për rastin”, tha ai.