Lajme

Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik.

Bajrami nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarje të shtesave për fëmijë nën 16vjeç dhe për pensionistë.

Ajo ka shtuar se Qeveria e ka futur buxhetin në thes të babadimrit dhe ka dalë të blejnë vota

Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota. Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota. Janë 4 vjet të humbura. Jeni në panikë, por as kjo skemë nuk ju shpeton dot. Me 9 shkurt votohet për ndryshim jo për lëmoshë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën gjatë një konference për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistë

Ndërsa, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës që vjen t’i ekzekutojnë këto shtesa.