
Mbrëmjen e djeshme është bërë përzgjedhja e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës.
Në garë ishin 30 konkurrentë, ku kanë ngelur të pakënaqur disa prej tyre nga kjo përzgjedhje e jurisë.
Një nga këto është Devis Xherahu, i cili mori pjesë në festival me këngën “Ka momente”.
Këngëtari ka reaguar në Instagramin e tij përmes një video ku shpreh pakënaqësinë e tij nga zgjedhja e jurisë.
Ai nis videon duke thënë që kënga e tij ishte një nga 5 këngët më profesionale dhe më të realizuara dhe mbrëmë u ndalua padrejtësisht nga juria e këtij festivali.
Këngëtari vazhdon videon duke thënë që kjo juri për atë është juria më e dobët dhe më jo profesionale.
Gjithashtu shprehet se juria është arsyeja se pse artistët kanë braktisur festivalin vitet e fundit.
https://www.instagram.com/reel/DD4M5g0NHo9/?igsh=MWluOTJyY2RjbXlrMA==
bal