LifeStyle

Blake Lively akuzoi aktorin e famshëm për abuzim seksual

Colleen Hoover ka shprehur mbështetje të fortë për Blake Lively në lidhje me çështjen ligjore që aktorja ka ngritur kundër Justin Baldoni.

Shkrimtarja e njohur për romanin “It Ends With Us” e ka përshkruar Lively-n si një person të sinqertë, të ëmbël dhe mbështetës, duke theksuar vlerat e saj si njeri që nga momenti i njohjes së parë.

Hoover postoi një mesazh mbështetjeje në “Instagram”, ku theksoi se Lively është gjithmonë e duruar dhe e vërtetë, dhe e inkurajoi atë të mos ndryshonte kurrë.

Në lidhje me padinë, Blake Lively ka shprehur dëshirën që kjo çështje të ndihmojë në zbërthimin e “taktikave të liga hakmarrëse” që synojnë të dëmtojnë individët që flasin hapur për abuzimin dhe të kontribuojë në mbrojtjen e atyre që mund të shënjestrohen.

TS Poll - Loading poll ...

Lively ka shpallur publikisht që ky veprim ligjor ka për qëllim të hedhë dritë mbi këto praktika dhe të ofrojë mbrojtje për viktimat e mundshme.