ShowBizzz

37 pasagjerë humbin jetën; Videoja që tregon momentin tmerrues që pasagjerët kuptojnë se avioni po rrëzohet!

Një avion pasagjerësh i Azerbaijani Airlines, i nisur nga Bakuja për në Grozni të Rusisë, u rrëzua në perëndim të Kazakistanit. Në bordin e tij ndodheshin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

37 persona humbën jetën ndërsa avioni ishte në zbritje, ndërkohë që 30 prej tyre i mbijetuan përplasjes që ndodhi në kohën kur mjeti ishte në fazë zbritjeje.

37 pasagjerë humbin jetën; Videoja që tregon momentin tmerrues

Një video e bërë publike nga mediat tregon momentin kur një prej pasagjerëve filmon situatën brenda avionit pak para se të rrëzohet, teksa ndodhen në panik dhe i luten Zotit.

Azerbaijan Airlines, kompania kryesore ajrore e vendit, njoftoi se avioni i llojit Embraer 190, ka bërë “një ulje emergjence” rreth 3 kilometra larg nga Aktau, që është një qendër e gazit dhe naftës në Detin Kaspik.

Disa raporte në shtypin vendas pretendojnë se avioni ndryshoi kursin për shkak të mjegullës në Grozni. Ndërsa sipas Sputnik Azerbajxhan, avioni mund të jetë rrëzuar për shkak të përplasjes me një tufë zogjsh.

 



bal