
Këngëtarja Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë folur për herë të parë pas 36 vitesh. Video-telefonata e tyre është publikuar në mediat sociale nga modeli Elton Ilirjani, duke theksuar se si sot 36 vite më parë ata kanë triumfuar në Festivalin e Këngës me “E duam lumturinë”.
Ata kanë biseduar me mall për njëri-tjetrin, teksa kanë biseduar edhe për projektin e tyre të radhës.
“Jam shumë mirë. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. T’u bëfsha kurban”, dëgjohet të shprehet ndër të tjera këngëtarja.
Kujtojmë që Pirro Cako hoqi nga Yputube këngën “E duam lumturinë” nga një kanal jo zyrtar dhe e rihodhi në kanalin e tij, duke shkaktuar komente të shumta në rrjet.
bal