
Në media është raportuar se ish -krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi pritet që të jenë pranë familjeve të tyre në Kosovë për festat e fundvitit.
Një vizitë e tillë është mohuar për televizionin Tëvë 1 nga Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara në Hagë.
“Aktualisht nuk ka asnjë dosje publike në lidhje me vizitat e mundshme të paraburgosurve në Kosovë”, ka thënë ajo.
Thaçi, Veseli, Selimi, dhe Krasniqi akuzohen nga Dhomat e Specializuara për vepra të rënda penale, si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.