ShowBizzz

Hyri në Big Brother me burrin, çudit banorja: “E dua akoma ish të dashurin, është…”

Në spektaklin televiziv “Big Brother Vip Albania 4”, shtëpisë i janë shtuar banorë të rinj, mes tyre edhe Briseida, e njohur për historinë e saj të veçantë të dashurisë.

Ajo është e martuar me një djalë 10 vite më të ri dhe të dy janë bërë pjesë e këtij formati të njohur.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut ka qenë një deklaratë nga Briseida për dashurinë e saj të parë.

Unë akoma dua të parin që kisha. Të dashurin e parë që më ka dhembur zemra, atë njeriu nuk e harroj sa të jetë jeta. Lutem për të dhe familjen e tij. Më respektojnë dhe i respektoj“, u shpreh ajo.



lokimagazine