ShowBizzz

Olsi romancë me gazetaren, Egli: Kisha besim tek ai, por…

 

Egli Tako  ka folur ne BBV për historinë e saj të dashurisë me Olsi Bylykun, marrëdhënia 5-vjeçare me te cilin u mbyll papritur, pa shpjegime per fansat. Këngëtarja pohoi ne shtepine e famshme para banoreve te tjere se më mirë që ndarja ndodhi para se të ishte vonë, duke shtuar se është falenderuese që nuk erdhi në jetë një fëmijë apo të ishin martuar. Ajo theksoi se “ndonjëherë lodhesh, lodhet dikush tjetër”, duke shtuar se marrëdhënia duhet të përfundojë kur shikon që të jep më shumë stres se kënaqësi.

“Më mirë tani se sa më vonë. Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi paraprakisht ardhja në jetë e ndonjë fëmije, ndonjë martese apo ceremoni. E kishim biseduar martesën, por plane jo. Ndoshta kemi qenë të vegjël, ndonjëherë lodhesh, lodhet dikush tjetër. Kur e shikon që më shumë të jep stres se sa kënaqësi. E them që 5 vite janë shumë”, tha Egli, qe shtoi se gjatë marrëdhënies së tyre, e kishte fituar besimin e aktorit dhe se në asnjë moment nuk ka dyshuar tek ai. Megjithate, duket se nuk mban inate. “Vetëm të mira i uroj, me gjithë shpirt e them. Nuk është fundi i botës, njerëzit afeksionohen, përfshihen shumë dhe e zmadhojnë gjënë jashtëmase. Vuajtja është e imja në fund të ditës, çfarë të shqetëson ty. Ai nuk ka qenë tipi që të më linte vend për dyshime. Kam pasur shumë besim përgjatë kohës që kemi ndenjur bashkë. E kishte fituar besimin tim ai”, u shpreh Egli.

Olsi romancë me gazetaren, Egli: Kisha besim tek ai, por…
Olsi romancë me gazetaren, Egli: Kisha besim tek ai, por…

Olsi Bylyku e konfirmoi ne gusht romancën e dashurisë me gazetaren Denada Lura dhe e rikujtoi mbrëmjen kur ish-partnerja e tij u bë pjesë e Big Brother Vip. Aktori i humorit publikoi në Instagram-it një foto duke treguar se po darkonte me partneren dhe e bëri tag në adresën në rrjetin social.



bal