
Këngëtarja Selena Gomez këtë vit po i kalon pushimet me të dashurin e saj, Benny Blanco. Çifti i sapo fejuar duket shumë i lumtur dhe sigurohet që të shijojnë çdo moment së bashku.
Të dy janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shpesh ndajnë foto dhe video me miqtë e tyre në internet, duke u dhënë atyre një pamje të shkurtër të jetës së tyre.
Këtë herë, Selena Gomez ka postuar në llogarinë personale në Instagram një intime me të dashurin e saj. Në të, çifti është ulur në një kolltuk të madh dhe shfaqen duke u puthur.
“Shpresoj që të gjithë të keni kaluar një festë të mrekullueshme”, ka shkruar këngëtarja krah fotos.
Gomez dhe Blanco njihen prej shumë vitesh, bashkëpunuan në këngën “I Can’t Get Enough” në vitin 2019, para se të nisnin lidhjen në qershor të 2023. Në dhjetor të atij viti ata dolën publikisht me lidhjen e tyre.