
Gjate lidhjes se tyre te gjate, sigurisht qe Princi William i ka bërë Kate Middleton shumë dhurata që ajo i ka për zemër. Megjithate, jo gjithmone ka qelluar ne shenje: vecanerisht nje dhuratë me sa duket ishte aq “e tmerrshme” sa ajo nuk do e harrojë kurrë.Princi William, tani 42 vjeç, i dha Kate, gjithashtu 42-vjeçare, dhuratën në fillim të lidhjes së tyre, kur të dy ishin studentë në Universitetin e St. Andrews – ku u takuan në vitin 2001 dhe ranë në dashuri më pas. Në fillim të viteve 2000, William “ishte shumë pak i sigurt në aftësitë e tij për të dhënë dhurata” dhe një dhuratë e la të dashurën e tij të atëhershme të hutuar.
William foli për dhuratën gjatë një interviste në BBC Radio Five Live. Kur tema u kthye te dhuratat, ai tha: “Unë i dhashë gruas sime një palë dylbi një herë. Ajo kurrë nuk më la ta harroj këtë.”“Kjo ishte në fillim të lidhjes, mendoj se kjo vulosi marrëveshjen,” pohoi me shaka. “Nuk shkoi mirë. Sinqerisht, nuk e kam idenë pse i kam blerë një palë dylbi. Në atë kohë dukej një ide e mirë.”
bal