
Këngëtarja dhe artistja Rozana Radi ka kërkuar të lërë shtëpinë e Big Brother VIP pas disa komenteve fyese dhe ofenduese që i janë bërë nga një tjetër banor, Jozi.
Ky i fundit e ka quajtur Rozana Radin si të paaftë në profesionin e saj, ndërsa e ka etiketuar edhe si ‘bundër që ka bërë hundët e buzët.
“Kur nis të flas, ose s’flas fare ose kur të flas, e prek në pikën më të dobët, në pikën më të keqe. E njoh familjarisht prej 25 vitesh kur ka qenë andej. Përulu para meje se nëse të them unë diçka ty, ti lut Zotin që të dalësh pa u bërë 24 orë. Nuk mundet të më tregojë mua live-t, kjo nuk është këngëtare live, kjo është stonaturë… kjo është ulur në lloj lloj karrige, e ka fituar festivale. Rrjedh nga një familje ok, por është nul. Është kokrra e dallaveres. Është nga ato bundrat që ka bërë hundët, buzët, mollëzat, vetullat e të gjitha“, u shpreh Jozi gjatë një bisede me Aldon.
Pasi pa klipin, këngëtarja kërkoi të lërë shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa e përlotur tha se nuk ka lejuar asnjë mashkull ta shkelë me këmbë.
“Më vjen turp që e ndaj shtëpinë me këtë lloj niveli. Dua ta pyes Jozin ku më njeh, si më njeh, çfarë di për mua, a mendon ky që kam një njeri jashtë që më pret. A i vjen turp, a la nënë, a ka motër? Është i vetmi djalë i shtëpisë me të cilin nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme. E kam dashur që në momentin e parë që ka hyrë në shtëpi. Vetëm i kam qeshur dha ja si ta shpërblen. Mua që në ditën që më ka vdekur im atë, nuk kam lejuar asnjë mashkull që të më shkelë me këmbë, kam punuar vetë. Kam mbetur pa bukë, pa cigare dhe nuk ia kam shtrirë dorën askujt. Nuk e përballoj dot sepse kam punuar fort për të qenë kjo që jam dhe nuk e duroj dot këtë peshë mbi trup. Kam aty jashtë një njeri që është 12 vite me mua, që nuk e dëgjova, por erdha për të bërë një lojë. Dua të kërkoj publikisht të lë shtëpinë e Big Brother“, u shpreh Rozana mes lotësh.
Megjithatë, pas bisedës me moderatorin Ledion Liço dhe dy opinionistëve Arbër Hajdari e Neda Balluku si dhe reflektimit për qëndrimin në shtëpi, Rozana vendosi të vazhdojë garën.
Ajo falenderoi partnerin e saj, që sikurse tha, prej 12 vitesh e ka lënë të lirë dhe e ka mbështetur në çdo hap.
Gjatë gjithë natës së shkuar, ata kanë tentuar të sqarohen, ndërsa Jozi i ka kërkuar ndjesë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Jozi: Më vjen keq shumë që e ke marrë kaq personale, çfarë loje është kjo?
Rozana: Vetëm në der nuk luan Rozana Rasi e asnjë vajzë e grua. Nuk dole tit ë më tregosh mua lojën. Do ishte më mirë për figurën tënde, ta them si motër, të më kishte thënë Roz më fal.
Jozi: Përtej lojës, nëse është nevoja për ty. Nuk ka ma burrë, mos e dhënsha veshkën
Rozana: Uroj mos ta shohësh motrën tënde kurrë kështu, atë që më ke bërë ti mua sot
Jozi: Kam qejf lotët e tua ti pi, por në radhë të parë…
Rozana: Nuk e kam pritur kurrë këtë nga ty
Jozi: A mendon që mund të jetë e vërtetë, ndoshta jam ndryshe
Rozana: Më kthe përgjigje, pse më zgjodhe mua, mua që të kam ndejt gati. Jozi nipi im.
Jozi: Një minutë më dëgjo, ndoshta shejtani ka hy Brenda meje. Kam folur gjërat më të këqija, ndoshta në këtë momente zoti është me mua. Një shembull i drejtësisë dhe shpirtit të pasur, të thash kanë ndodh dhe hasmëri dhe janë pajtuar.
bal