
Ledri Vula ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Galeri” në emisionin “E Diell”, ku i dha fund spekulimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Gjatë intervistës, moderatori Ed Manushi e pyeti për fotot që kanë bërë xhiron në internet, ku reperi i njohur dhe influencerja në TikTok, Rina Zaiti, përfliten për një lidhje romantike. Ledri befasoi me pergjigjen.
“Jo nuk ka, si për mua, si për palën tjetër. Njerëzit, me këdo që të shohin direkt… Unë jam i fokusuar shumë në muzikë,” – u shpreh këngëtari, duke lënë të kuptohet se prioriteti i tij mbetet karriera muzikore.
Rina Zaiti është e njohur në TikTok, ku ndan momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit e shumtë. Nga ana tjetër, Ledri ka qenë më parë në një lidhje me blogeren Sara Hoxha, me të cilën kan një vajzë, Poem Blu.
bal