ShowBizzz

Momenti kur mes shumë tensioneve, Xheneta vendosi për t’i hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh

Është shfaqur klipi ku Vullnetit iu mundësua të sheh një video ku si pasojë do të zbritej çmimi prej 10 mijë eurove.

Vullneti nuk e pranoi të shoh videon, ndërsa ishte Xheneta banorja e cila insistoi që të shfaqet ajo video në ekran.

Kjo zgjedhje e Xhenetës pasoi me shumë debate të ashpra, tensione e përplasje mes banorëve të cilët kryesisht ishin kundër saj.

Ndërsa Vullneti u shpreh se asnjë mendim i askujt nuk vlen 10 mijë euro.

Kujtojmë se në atë video është shfaqur Stresi me një deklaratë bombë për ‘gay’-t të cilën e bëri në ‘Big Talk’.



ks