Bota

Mesazhe paqeje dhe paralajmërime lufte nga liderët botërorë

Liderët botërorë shpërndanë urimet e Vitit të Ri.

Disa e vunë theksin tek paqja, të tjerë nxitën ndasitë.

Më poshtë gjen disa nga mesazhet:

Presidenti i Kinës Xi Jinping: Xi përdori fjalimin e tij drejtuar kombit për të lëshuar një paralajmërim për forcat pro-pavarësisë në Tajvanin e vetëqeverisur, duke thënë se askush nuk mund ta ndalojë “ribashkimin” e Kinës me ishullin

TS Poll - Loading poll ...

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin: Udhëheqësi i Kremlinit bëri homazhe për ushtarët që luftojnë luftën në Ukrainë dhe u tha rusëve “gjithçka do të jetë mirë” në vitin 2025. Putin nuk bëri komente specifike për mundësinë e përfundimit të luftës.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi: Në një mesazh në X, Modi shkroi: “Ky vit u sjellë të gjithëve mundësi të reja, sukses dhe gëzim të pafund. Të gjithë qofshin të bekuar me shëndet dhe prosperitet të mrekullueshëm”

Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky: Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, presidenti i vendit falënderoi qytetarët e saj që dëshmuan se “asnjë raketë lundrimi nuk mund të mposhtë një komb që ka krahë”. Zelensky tha se nuk kishte dyshim se presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump mund të arrinte paqen

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa: Lufta në Gaza u trajtua në mesazhin e Vitit të Ri të Ramaphosa-s, ku ai bëri thirrje për përfundimin e armiqësive dhe lirimin e pengjeve izraelitë. Ai tha se Afrika e Jugut është e përqendruar në “unitetin dhe zhvillimin” pasi mezi pret të presë samitin e G20 në 2025

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer: Udhëheqësi laburist u zotua të rindërtojë Britaninë dhe tha se qeveria do të prezantojë një plan për të siguruar që njerëzit të kenë “më shumë para në xhepin tuaj” në 2025

Presidenti i Francës Emannuel Macron: Pas një viti të trazuar, Macron pranoi se vendimi i tij për të thirrur zgjedhje të parakohshme në qershor kishte krijuar më shumë destabilitet politik. Ai gjithashtu adresoi konfliktet në të gjithë globin dhe tha se Evropa nuk mund t’ia delegojë sigurinë e saj fuqive të tjera



/tiranapost