Lajme

Osmani: Akt i tmerrshëm në Mal të Zi, solidarizohemi me qytetarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova eshte me Malin e Zi në këto momente të vështira pas sulimit me armë zjarri ne Cetinje.

Në një reafim ne X, Osmani ka thënë se ky ishte akt i tmerrshëm dhune.

“Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizohemi dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pas të shtënave tragjike në Cetinje. Mendimet e mia janë me të gjithë qytetarërt ndërsa ata vuajnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, ka shkruar Osmani.

Policia e Malit të Zi ka konfirmuar vrasjen e 10 personave në mesin e tyre eshe dy të mitur pasi një person gjuajti me armë zjarri në një lokal.