Le të shkojnë të gjitha çfarë kam për “qentë dhe macet në nevojë”, dhe Gjykata e Firences e la në fuqi testamentin e një gruaje nga Fiorentina.
Ajo nuk kishte burrë dhe as fëmijë. Kështu e la gjithçka për macet dhe qentë në nevojë.
Testamenti ishte nënshkruar në vitin 2010, kurse ajo u nda nga jeta në vitin 2023. Pak muaj pas vdekjes, të afërmit e saj kërkuan anulimin e testamentit dhe ngritën pretendime mbi pasuritë. Ata e vunë theksin tek paqartësia e testamentit dhe faktit se macet dhe qentë nuk ishin njerëz me të drejtat ligjore.
Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës, u la në fuqi testamenti.
/tiranapost